Nesër protestohet në Bruksel për Kosovën

19 shkurt 2018 | 12:05

Para objektit të Parlamentit Evropian në Bruksel nesër (martë) do të mbahet një protestë ku do të kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës pakushtin e demarkacionit.

Po ashtu në këtë protestë do të kërkohet edhe njoha e Kosovës nga Spanja, Sllovakia, Qiproja, Greqia dhe Rumania si dhe kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian.

“Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10-vjetorin e Kosovës si shtet, me një iniciativë të profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 eurodeputetëve dhe 28 eurokomisionerëve të librit të tij ‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999’, do të mbahet edhe protesta”, është thënë në njoftimin e dërguar nga deputeti shqiptar në parlamentin belg, Amet Gjanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fotografi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend…