Neuer: Nëse lëndoj këmbën, karriera ime në rrezik

25 mars 2018 | 16:37

Nga njëra ana gëzimi për rikthimin në fushën e blertë, nga ana tjetër frika se mos i ndodh diçka këmbës që mund t’i rrezikojë karrierën.

Portieri i Bayernit të Mynihut, Manuel Neuer, në një intervistë të dhënë për sajtin e klubit, mundohet të shpjegojë gjendjen e tij fizike pas qëndrimit për një kohë të gjatë në infermieri.

“Mendoj se javën e ardhshme do të kthehem në stërvitje. Është shumë e rëndësishme, sepse me duhet të luaj në ndonjë ndeshje të Bundesligës për të qenë gati për botërorin. Gjithsesi, është e vështirë që të bësh parashikime. Duhet ta kompletoj periudhën e riaftësimit në mënyrën me të mirë të mundshme.”
Neuer shpjegon më tej së dëmtimi ka qenë i rëndë dhe delikat, që do të thotë se nuk mund të bëhen gabime gjatë rehabilitimit.

“U jam shumë mirënjohës doktorëve, fizioterapistëve dhe përgatitësve atletikë, që më kanë ndihmuar që të punoj sa më mirë. Por duhet bërë gjithçka me kujdes maksimal, është shumë e rëndësishme që të mos i ndodhë gjë këmbës, ndryshe karriera ime mund të vihet në rrezik”. (Supersport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesja e fondacionit “Jahjaga”, njëherësh ish-presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga,…