Nexhat Daci zgjedhet kryetar i Akademisë së Shkencave

21 dhjetor 2017 | 13:21

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), ka mbajtur sot zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, ku ka zgjedhur Kryesinë e re të AShAK-ut.

Kryetar i AShAK-ut është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari dhe sekretare shkencor është zgjedhur anëtarja korrespodente, Myzafere Limani.

Kuvendi i AShAK-ut ka miratuar edhe zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve. Akademik Eqrem Basha është zgjedhur sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe Luan Mulliqi është zgjedhur sekretar i Seksionit të Arteve në AShAK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bristol City ishte “me fat” që e mposhti Manchester Unitedin,…