Neymar: Nuk largohem nga PSG-ja, synoj “Topin e Artë”

26 dhjetor 2017 | 16:16

Transferimi i Neymar në Real Madridi nuk do të ndodh, pasi braziliani është i lumtur të skuadra e PSG-së.

Ish-lojtari i Barcelonës, ka thënë se është i fokusuar te skuadra franceze dhe synim e ka të fitoj “Topin e Artë”.

“Jam shumë i lumtur te PSG-ja. Po luajmë mirë dhe po arrijmë rezultatet, ndërsa personalisht mund të them se jam përshtatur më shpejt nga sa e mendoja. Synoj të fitoj ‘Topin e Artë’, por e di se është shumë e vështirë. Duhet të fitoj me skuadrën fillimisht, pastaj edhe Botërorin. Nëse triumfojmë në Rusi me Brazilin, por edhe në Ligën e Kampionëve me PSG-në, atëherë besoj se të tjerat vijnë vetë”, ka deklaruar Neymar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apeli i Krimeve të Rënda ka shfuqizuar ditën e sotme…