Nga përplasja e trenit në Uashington kanë humbur jetën tre persona

19 dhjetor 2017 | 11:28

Zyrtarët amerikanë kanë bërë me dije se së paku tre vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur një tren i shpejtë ka dalë nga binarët në një autostradë në shtetin Uashington, në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Kjo fatkeqësi hekurudhore ka ndodhur 65 kilometra në jug të qytetit Sietël, gjatë orëve të mëngjesit të djeshëm.

Pamjet nga vendi i përplasjes së rëndë tregojnë se si 13 prej gjithsej 14 vagonave të trenit duke rënë nga një urë, ndërsa njëri prej tyre ishte përmbysur dhe përplasur në një autostradë, raporton “Rel”.

Kompania Amtrak tha se treni po udhëtonte për në Portlend të Oregonit dhe se në të ishin 77 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e ka shtyrë…