Ngordh orangutangu më i vjetër në botë

19 qershor 2018 | 10:51

Orangutangu më i vjetër në botë Sumatran ka ngordhur në një kopsht zoologjik të Australisë në moshën 62-vjeçare, duke lënë pas 54 pasardhës.

Puan, e përshkruar si “zonja e madhe e vjetër” e kopshtit Perth, ka ngordhur si pasojë e ndërlikimeve që lidhen me moshën.

Ajo ka qenë në këtë kopsht qysh në vitin 1968 dhe është njohur zyrtarisht nga libri i rekordeve “Guiness” si specia më e vjetër e llojit të vet në vitin 2016.

Orangutangët Sumatran rrallë arrijnë moshën 50 vjeç.

Puan, e cila besohet se ka lindur në një xhungël në Sumatra të Indonezisë në vitin 1956, ka lënë një “trashëgimi të pabesueshme” në ShBA, Evropë dhe gjetkë, thanë zyrtarë të kopshtit zoologjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët e minierës së Stantërgut sot kanë mbajtur grevë njëorëshe,…