Nis asfaltimi i rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët

20 qershor 2018 | 15:15

Në Komunën e Gjilanit ka nisur të mërkurën asfaltimi i rrugës hyrëse dhe dalëse me katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët, e cila ka gjatësi prej mbi tri kilometrash dhe gjerësi prej 20 metrave.

Gjatë vizitës në terren, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që po realizohet ky projekt kapital.

“Jam shumë i lumtur që sot filluam këtë projekt kaq të rëndësishëm në vlerë prej 2 milionë euro. Zgjerimi i rrugës do të shkojë deri në qendër të qytetit, tek semaforët, e që realisht e integron në zonën urbane Livoçin e Ulët. Rruga po bëhet sipas standardeve, me zonën e gjelbër, infrastrukturën  përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka bërë me dije se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i rrugës tjetër hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej tri kilometra, që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra…