Nis shpërndarja e biletave në “Rrugën e Kombit” (FOTO)

25 mars 2018 | 20:09

Nga sot Qeveria e Shqipërisë, ka futur në zbatim taksën për të gjithë ata që kalojnë në “Rrugën e Kombit”

Këtë të diel, po ashtu ka nisur edhe shpërndarja e biletave, për të gjithë ata që kalojnë në autostradë, por që duket se kjo është vetëm forma testuese, njofton Klan Kosova.

Një shqiptar nga Kosova, ka dërguar në klankosova.tv, biletën që i është dhënë kur është kyçur në autostradë afër Tiranës. I njëjti ka treguar se nuk ka paguar për të.

Kjo është tarifa sipas kategorive dhe çmimi për që duhet paguar:

Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz në lindje të Evropës janë hutuar nga pamja…