Nisin përgatitjet për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Ferizaj

22 janar 2018 | 19:07

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mbajtur mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin ndërsektorial të Komunës së Ferizajt.

Vlen të theksohet se pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte gjendja e sigurisë dhe mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht pastrimi i tyre nga reshjet e borës, për të cilat kryetari Aliu ka njoftuar drejtorët e drejtorive se, bashkë me drejtorin e shërbimeve publike si dhe kompaninë “Pastërtia”, kanë mobilizuar gjithë mekanizmin institucional për ta evituar bllokimin e akseve rrugore në zonën urbane dhe rurale.

Për këtë çështje, kryetari Aliu ka njoftuar se në baza vullnetare janë ofruar kapacitetet teknike e kadrovike edhe nga kompani private. Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për riorganizimin e trafikut në zonën qendër, përkatësisht prej vendimet të kryetarit Aliu, pas konsultave profesionale me inxhinierë të komunikacionit. Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe shumë çështje të tjera, duke përfshirë edhe organizimin për festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizimin e brendshëm në administratën komunale, përgatitjet për seancën e Kuvendit Komunal si dhe çështje të tjera për sektorë të ndryshëm komunalë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, së bashku me shoqatat e…