Nisma Socialdemokrate në Kllokot mban Kuvendin e Punës

11 korrik 21:08

Nisma Socialdemokrate në Kllokot të mërkurën ka mbajtur Kuvendin e Punës.

Me këtë rast kryesia e kësaj dege është zgjeruar. Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në “Facebook”, Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ai ka thënë se forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror.

Ja postimi i plotë i tij:

Sonte në Kllokot mbajtëm Kuvendin e Punës. Bashkë me deputetin Haxhi Shala morëm pjesë në këtë Kuvend Pune në të cilin u bë zgjerimi i degës që nënkupton zgjerimin e kryesisë me anëtarë të tjerë dhe këshillin e degës.

Forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror.

Me këtë rast kryetari i degës së NISMA Socialdemomrate në Kllokot, Mervan Rexhepi ka prezantuar një raport të detajuar të punës së kësaj dege.

Gjithnjë e më shumë po rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në NISMA’n Socialdemokrate. Gjithnjë e më shumë qytetarët po i bashkohen programit dhe kauzave tona.
Faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një vajzë 4 vjeçare nga Reçaku i Shtimes, ka probleme…