Nisma Socialdemokrate themelon nëndegë në lagjen “Arbëria”

14 qershor 2018 | 08:34

Në lagjen “Arbëria” është themeluar nëndega e Nismës Socialdemokrate.

Në prezencën e 45 delegatëve u zyrtarizuan organet drejtuese të nëndegës.

Kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Baton Dushi, ka thënë se aktivizimi në Nismë është aktivizim në vlera reale, ndërsa ka theksuar se rreshtimi krah kryetarit Limaj është rreshtim në krah të një lideri vizionar e të pandalur.

Anëtari i kryesisë Nismës, prof. Demir Lima, i ka përshendetur të pranishmit duke i falenderuar për besimin që kanë ndaj këtij subjekti politik.

“Aktivizimi në projekte me qëllime të mira për vendin është detyrë e jona, ndërsa praktika e mashtrimit për të gllabëruar votën duhet të përfundoj. Projektet të cilat po zhvillohen nga dikasteret që i drejton Nisma po dëshmojn se në Kosovë punohet ku ka vullnet”, tha ndër tjerash Lima.

Këshilli zgjodhi kryesinë prej 7 anëtaresh, ndërsa kryetar u zgjodh Bajram Sopjani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama dje është takuar me Ilir Metën në…