Nitaj jep dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit

20 dhjetor 2017 | 15:05

Muharrem Nitaj ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e zëvendësministrit të Arsimit.

Nitaj ka njoftuar se dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ai tani është deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Muharrem Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”:

I kam paraqitur Kryeministrit dorëheqjen time nga detyra e Zv/Ministrit të Arsimit dhe e kam falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin e deritashëm. Sot kam bërë regjistrimin për deputetet të Kuvendit të Kosovës, me çka kam marrë përsipër përfaqësimin në Kuvend të mijëra votuesve të mi!Edhe një herë faleminderit për besimin e dhënë!MN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti çek, Tomas Rosicky i ka dhënë fund karrierës si…