Një e vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

24 dhjetor 2017 | 20:34

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi që njihet si udhëkryqi i Komoranit.

Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar për “KALLXO.com” komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.

Sipas Fejzullahut, në këtë aksident ka humbur jetën viktima e gjinisë femërore.

“Në këtë aksident një person i gjinisë femërore ka humbur jetën ndërsa dy persona, po ashtu të gjinisë femërore, kanë pësuar lëndime të rënda”, ka thënë Fejzullahu.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën e saj.
Këto janë fotografitë e dërguara nga vendi i ngjarjes nga një qytetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa për seancë urgjente është bërë për të shfuqizuar Gjykatën…