Një Kubë e re pas Castros?

25 prill 2018 | 11:59

The New York Times

Kanë kaluar 60 vjet që kur dikush tjetër përveç një Castro ishte në krye të shtetit kuban, kështu që vendosja e Miguel Diaz-Canel Bermudez si president në Havanë këtë javë renditet si një moment simbolik. Por jo më shumë se kaq, të paktën për momentin.

Raul Castro, i cili zgjodhi këtë aparatçik besnik si pasardhësin e tij, mbetet në krye të Partisë Komuniste dhe forcave të armatosura; djali i tij drejton shërbimet e inteligjencës; ish-dhëndri i tij drejton interesat më të gjëra tregtare të ushtrisë. Në fjalimin e tij të parë, z. Diaz-Canel u zotua se nuk do të kishte “rivendosje kapitaliste” dhe përfundoi me një slogan që nuk ka gjallëruar masat për disa kohë tashmë: “Socializëm ose vdekje! Ne do të triumfojmë!”

Megjithatë, historia e regjimeve komuniste sugjeron që sapo roja revolucionare e vjetër të largohet, ndryshimi është i mundur. Raul Castro, vëllai i vogël i të ndjerit Fidel Kastro, është 86 vjeç dhe nuk ka siguri se miqtë dhe farefisi i tij mund ta mbajnë pishtarin sapo ai të jetë larguar, veçanërisht pasi flaka e tij po dridhet.

Në 10 vitet e tij si president, Raul Castro i hapi ekonomisë një hapësirë të vogël për investimet private dhe ndërmarrjet private, por pa hequr kontrollin e centralizuar dhe të ngushtë të shtetit. Bashkimi Sovjetik nuk ishte më e pranishme për të mbështetur ekonominë, dhe Venezuela, e cila për një kohë e kishte mbushur boshllëkun, u zhyt në ferrin e vet ekonomik.

Dhe hapja e Presidentit Barak Obama ndaj Kubës është anuluar pjesërisht nga Presidenti Trump. Rezultati, sipas një studimi nga Richard Feinberg i Institutit Brookings, është një “stanacion i vazhdueshëm” që e ka lënë Kubën gjithnjë e më tej prapa botës në shumicën e fronteve.

Diaz-Canel, 58 vjeç, nuk kishte lindur ende kur vëllezërit Castro zhvilluan luftën e tyre guerrilase nga malet Sierra Maestra.
Është shumë herët të thuhet nëse kjo do të prodhojë një reformator kuban në formën e Mikhail Gorbachev ose Deng Xiaoping, apo nëse z. Diaz-Canel do të jetë thjesht një mbajtës i një vendi për një brez tjetër si të Castros.

Obama bëri një hap të madh në vitin 2014 kur vendosi për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën. Në vend që të përpiqet të ndryshojë rrugën, zoti Trump duhet të bashkohet me fqinjët e tjerë të Kubës për të inkurajuar udhëheqësin e ri kuban të zgjerojë ekonominë private, të lirojë të burgosurit politikë, të rrisë aksesin në internet, të decentralizojë pushtetin dhe në mënyra të tjera të nevojshme, të shkëpusë vendin e tij nga patronazhi i Castros./The New York Times – Lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër (të enjten) do…