Një miliard euro kostoja e krizës së Katalonjës

01 janar 19:06

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Luis de Guindos, tha se kriza e Katalonjës që shpërtheu pas referendumit të jashtëligjshëm për pavarësi i ka kushtuar vendit një miliard euro.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Luis de Guindos, tha se kriza e Katalonjës që shpërtheu pas referendumit të jashtëligjshëm për pavarësi i ka kushtuar vendit një miliard euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në në intervistë për radion spanjolle SER, Guindos u shpreh se rritja në Katalonjë, e cila përbën një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto të Spanjës, ka rënë nga 0.9 në 0.4 për qind si rezultat i krizës.

Ai tha se rritja në Katalonjë ka qenë më e madhe se mesatarja në Spanjë në periudhat e mëparshme, por se ajo ka rënë në tremujorin e katërt.

Ministri spanjol tha se kostoja e krizës së pavarësisë mund të thuhet “lirshëm” se ka arritur në një miliard euro, duke shtuar se iniciativat në Katalonjë kanë shkaktuar shqetësime ekstreme dhe pasiguri.

Qeveria Autonome e Katalonjës më 1 tetor organizoi referendum të paligjshëm, ndërsa më 27 tetor shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme, me çka qeveria qendrore spanjolle shfuqizoi qeverinë lokale dhe parlamentin e saj dhe filloi qeverisjen e përkohshme direkte mbi rajonin.

Në vazhdën e krizës, të paktën tre mijë kompani, përfshirë edhe banka të mëdha, i zhvendosën qendrat nga Katalonja, 2.587 persona u larguan nga puna, kurse numri i turistëve në rajon u zvogëlua për afër 20 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar se do të…