Një person rrah prindërit e tij në Prizren, arrestohet nga policia

13 janar 2018 | 11:26

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në familje në Prizren.

“Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Si pasojsë e sulmit fizik nga djali i tyre, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh dërguar medieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është takuar me homologun e…