Njerëz apo hiena

02 korrik 2018 | 11:31

Nga: Magbule Kelmendi

Rrugë të mbushura ngjyra-ngjyra
nga një pamje vezulluese
a janë yje apo ar nga një pamje në shikim të parë,
E quajnë veten menaxherë, eprorë edhe liderë
Luksin vetes çdo ditë ia shtojnë, a thua në këtë Kosovë jetojnë
Në dritë të diellit si engjëjt duken, në errësira gjak kërkojnë
A janë hiena a janë njerëz, shumë enigma po mbretërojnë
Ecin rrugës si zotërinj, pretendojnë të jenë njeri
Maskarenj dhe asgjë tjetër.

Në varreza Kosovën tretën,
Rriten krimet në përgjithësi, e shkatërruan anekënd
Vallë sa i ngjajnë asaj Serbie, a thua vallë janë hijet e tyre
Dalëngadalë tretën jetën, thyen shpresat dhe të vërtetën.

Sa shpresuam iku Serbia dhe Kosova do ta lulëzojë jetën
Po çka tash o të mjerë, çka të presim se do të bëhet mirë
Kush na sjellë stabilitet, punësim dhe jetë të qetë
Kush o trima që quani veten, kur nuk latë as dëshirë për jetën
Prapë rinia në rrugë të botës, ata tretën për bukë të gojës,
Të jetojmë si popull i shkretë si shërbëtorë dhe si të mjerë
A janë njerëz apo hiena, nuk arrij dot të kuptoj
Gjak njeriu ata pinë, jetë të shumta ata nxijnë.

Ata krijuan klanet e veta, me vota tona po kryejnë vepra
Halla, teze, akraba, ua kanë bërë jetën si pasha
Kur vjen koha t’i votojmë, bëhen dhelpra e zvarranikë
Por të nesërmen me s’të njehë, tash thotë për të gjitha kemi kohë
Tash mandatin thotë e kam gjatë, hiçmu sysh more i ngratë
Si s’u mbushët mend me vite, por gjithë votën ti ma qite.

Kam të afërm dhe dashnore, për punësime mos më lodhë
Mos më trokit as në derë, kam sigurimin në nivel
Kam vetura të blinduara, nuk kam kohë për shtresa të ulëta
Ecin në tokë si figura njeriu, por në shpirt si ariu
Si hiena në shkretëtirë që nuk ngopën gjak t’u pirë
Veç kërkojnë ndonjë viktimë që qëllimet t’i arrijnë
Janë drejtorë, menaxherë, avokatë dhe e udhëheqës
dhe kjo është tash Kosova, fajdexhi e mafiozë.

S’ka moral e as njerëzi, çmohet ai që di ma zi
Ai që di me ta marrë dhe jetën, se dashnoret kërkojnë drekën
Kërkojnë luks e udhëtime, kush ka kohë për jetimë,
Kush ka kohë për fëmijët e ushtarit, që dhanë jetën e dhanë mallin
Shkon ia ngritë një lapidar, kur vjen koha vota me marrë
Për më shumë s’lejon agjenda se dashnoret kanë planet e veta
S’kanë nevojë për këshilltarë, as ekspertë afër me marrë
Ata dinë se çka ju duhet, veç karrigia si të ruhet
Veç mandati si të zgjatet, dhe serbin e bën dhëndër
A janë hiena a njeri, tash vlerësimin jepe ti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka urdhëruar ndalimin e 68 të dyshuarve, duke përfshirë…