Njihuni me hotelin më të vjetër në botë

13 dhjetor 2017 | 21:47

Hoteli Nishiyama Onsen Keiunkan, në provincën japoneze Yamanashi, është themeluar në vitin 705 të erës sonë.

Sipas Librit të Rekordeve Botërore të Ginisit kjo është edhe kompania ende operacionale më e vjetër në botë, që menaxhohet nga e njëjta familje.

Kjo kompani është është themeluar nga Fujiwara Mahito, i biri i Fujiwara Kamatarit, i cili ishte një ndihmës i afërt i perandorit Tenji (626-671). Ndërkaq, për herë të parë ky hotel është klasifikuar më i vjetri në histori në vitin 2011, ndërsa ky titull i është ripërtërirë në shtator të vitit 2013.

Nishiyama Onsen Keiunkan është një hotel me gjashtë lloje të ujit të nxehtë, i cili i tëri buron si i tillë nga thellësia e tokës nëpërmjet proceseve natyrore nga katër burime.
Pamjet nga ky hotel, i ngritur në zonën malore pranë Kiotos, drejt luginave malore janë mahnitëse. Shumë afër, menjëherë prapa këtij hoteli, rrjedh lumi Minobu, i cili mund te shihet edhe prej shumë dhomave të tij.
Çmimi aktual për të kaluar një natë në një dhomë të thjeshtë dyshe është 700 dollarë.

Nishiyama Onsen Keiunkan 19Nishiyama Onsen Keiunkan 8Nishiyama Onsen Keiunkan 16Nishiyama Onsen Keiunkan 18Nishiyama Onsen Keiunkan 10Nishiyama Onsen Keiunkan 12Nishiyama Onsen Keiunkan 13Nishiyama Onsen Keiunkan 3Nishiyama Onsen Keiunkan 7Nishiyama Onsen Keiunkan 15Nishiyama Onsen Keiunkan 2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora në një intervistë për…