Nuk ndalet LeBron, Clevelandi fitoi ndaj Torontos

04 prill 2018 | 15:29

Pas një dite pushimi, skuadrat e NBA-s u rikthyen në parket për ndeshjet e tyre të radhës në sezonin e rregullt.

Në “Quicken Loans Arena” u vunë përballë skuadra e vendit të tretë me atë të parë në Konferencën e Lindjes, Clevelandi e Toronto, që u mbyll 112-106 në favor të Cavaliers. Ashtu siç ka ndodhur shpesh gjatë këtij sezoni, ai që drejtoi skuadrën nga Ohio drejt suksesit ishte LeBron James, që e mbylli këtë ndeshje me 27 pikë e 10 topa në tabelë.

Mjaft mirë u paraqitën edhe Calderon me 19 pikë e Kevin Love me 18 pikë e 15 topa në tabelë. Për Toronton De Rozan, Valanciunas dhe Ibaka u përpoqën të bënin diçka për të thyer Clevelandin, por pa mundur t’ia dalin mbanë. Houston Rockets fiton me forcë respektin nga Washington Wizards, të cilin e mundi 120-104, duke harrur humbjen e pësuar më parë në derbin teksan ndaj San Antonios. Në “Toyota Center”, skuadra e Houstonit mori maksimumin falë formës së shkëlqyer të të zakonshmit James Harden, që regjistroi një bilanc me 38 pikë, 10 topa në tabelë.

Paraqitje pozitive bëri edhe Capela me 21 pikë e 10 topa në tabelë e Green me 16 pikë. Beal me 27 pikë, Morris me 14 e Porter me 12 ishin më të mirët për Washingtonin, të cilit nuk i kompromentohet pozita për kualifikimin në “play-off” pavarësisht disfatës. Golden State pushtoi “Chesapeake Energy Arena” dhe mundi Oklahomën me rezultatin 111-107. Njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi të NBA u bë pikërisht ish basketbollisti i ‘Thunder’, Kevin Durant, ndaj të cilit tifozët vendas nuk ia kursyen aspak fërshëllimat. Durant nuk u turbullua aspak nga kjo pritje e tifozëve të Oklahomës dhe e mbylli ndeshjen me 34 pikë e 10 topa në tabelë, ndërkohë që spikatën edhe Thompson me 20 pikë e Cook me 12. Për Oklahomën nuk mjaftoi mbrëmja e shkëlqyer e Russell Westbrook që shënoi 44 pikë e rrëmbeu 16 topa në tabelë si dhe 20 pikët e Geroge e 12 të Anthony për të evituar disfatën. (TCH)

Rezultatet

Cleveland – Toronto                112-106
Philadelphia – Brooklyn         121-95
Miami – Atlanta                        101-98
New York – Orlando                 73-97
Chicago – Charlotte                  120-114
Houston – Washington            120-104
Milwaukee – Boston                  106-102
Oklahoma – Golden State         107-111
Dallas – Portland                        115-109
Denver – Indiana                        107-104
Utah Jazz – Lakers                      117-110
Phoenix – Sacramento                97-94
Clippers – San Antonio               113-110

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e…