OAK-u kërkon nga MPMS-ja rritje të komunikimit me bizneset

12 prill 2018 | 10:59

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) i kryesuar nga kryetari i bordit, Skënder Krasniqi, e në përbërje nga anëtari i bordit Hasan Gigollaj, koordinatorja Donika Gashi, zyrtarja Qëndresa Ibrahimi dhe biznesmeni Mensur Bytyqi, u pritën në takim nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Krasniqi ka theksuar rëndësinë e koordinimit më të mirë në mes të MPMS-së dhe përfaqësuesve të bizneseve në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zvogëlimit të rasteve me asistencë sociale.

Problemi me ligjet, ishte njëri nga shqetësimet e radhës që u ngritën në këtë takim, duke theksuar më tutje se Qeveria duhet të krijojë një mekanizëm efekti dhe kundër efekti nga një ligj i caktuar, në mënyrë që ai të mos e dëmtojë zhvillimin.

Ministri MPMS-së, Skender Reçica, ka falënderuar delegacionin e Odës së Afarizmit të Kosovës për adresimin e këtyre çështjeve dhe ka theksuar se problemet me ligje ekzistojnë dhe janë duke punuar në këtë drejtim.

Në fund, të dyja palët u pajtuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në mënyrë që së bashku të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot…