O’Connelli: Transformimi i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

17 prill 2018 | 16:28

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, në një bashkëbisedim me qytetarë në llogarinë e vet në “Facebook”, i pyetur se kur do të themelohet Ushtria e Kosovës, ka thënë se kjo duhej të ndodhte përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1999 ka pasur një rol kyç në sektorin e sigurisë se Kosovës. Jemi krenar që e kemi ndihmuar krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), që e kemi zhvilluar atë institucion, që e kemi ndihmuar të mbyllet kur i kishte mbaruar mandati dhe pastaj kemi ndihmuar të formohet Forca e Sigurisë se Kosovës (FSK)”.

“Është në interesin tonë dhe interesin e Kosovës të kemi një sektor të fortë të sigurisë dhe do te vazhdojmë të punojmë me ju për forcimin e FSK-së. Sa i përket transformimit te FSK-së në Ushtri të Kosovës, mesazhi i NATO-s ka qenë i qartë, aleatët tonë presin që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese. Nga perspektiva ime siguria e Kosovës varet fillimisht nga marrëdhëniet e ngushta me NATO-n dhe këshilla e pritja ime është që Kosova të mos bëjë asgjë që do e kërcënonte marrëdhënien me aleatet e NATO-s”, ka shkruar O’Connelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka shprehur besimin…