OEK-u apelon tek ambasadat të heqin burokracinë për bizneset e Kosovës

11 janar 2018 | 16:39

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e vet për ankesat e komunitetit te biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese që po hasën gjate aplikimit për vizën Schengen.

“Kemi menduar se ky vit do të filloje me një konkretizim të agjendës ekonomike dhe së procesi i integrimit ekonomik do të jetë më i avancuar krahasuar me atë politik. Na gëzon fakti që jemi pjesë e partneritetit ekonomik me Bashkimin Evropian përmes Marrëveshjes për Asocim dhe Stabilizim, ku parashihet të hapet një perspektive e re për bizneset kosovare që të depërtojnë në tregjet evropiane dhe me gjerë me shërbime apo me mallra”, thuhet në komunikatën për medie të OEK.

Sipas kësaj komunikate, Oda Ekonomike e Kosovës e ka paralajmëruar se vete nënshkrimi i MSA-se nuk është një shkop magjik për të zgjidhur problemet e grumbulluara nga e kaluara, por është më shumë një mundësi e cila duhet shfrytëzuar.
“Mirëpo një mundësi e tillë nuk mund të shfrytëzohet nga komuniteti i biznesit kosovar, nga fakti i mungesës së liberalizimit dhe në veçanti procedurave rigoroze që janë duke i aprovuar ambasadat e huaja në Kosovë, e poashtu duke e pamundësuar në momente të caktuara partneritetin ekonomik në mes kompanive vendore dhe partnereve evropian”, thuhet në komunikatën e OEK.
Duke ju referuar kësaj komunikate, sot në qoftë se një biznes kosovar aplikon për vize, në rend të parë duhet të pres dy, tre apo katër muaj për termin dhe pas caktimit të terminit duhet mbledhur një mori dokumentesh të cilat e kanë koston e vet në aspektin kohor dhe financiar, por mbi t gjitha kërkohet të zbulohet edhe fshehtësia me e madhe e gjendjes financiare të kompanisë.
“Për një aplikim kërkohen deri në tete metra gjatësi e renditjes së dokumenteve dhe në fund askush nuk garanton se do të pajisesh me vize. Nëse behët një krahasim me vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015 procedurat kanë qenë shumë më të lehta dhe bizneset vendore, ato kanë pasur prioritet dhe përveç të tjerash të njëjtat janë pajisur me vize dy apo tri vjeçare. Tani ne vitet 2016-2017, të njëjtat kompani ose refuzohen me arsyetime banale ose i’u jepet një vize disa ditore, dhe e tera kjo e ve në pyetje partneritetin e promovuar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në komunikatë.
Sipas OEK, me këtë qasje të ambasadave evropiane të akredituara në Prishtinë përballe kërkesave të komiteti të biznesit vendor po e prezantojmë MSA-ne si një shtëpi të bukur me një arkitekture atraktive, por pa dere hyrëse dhe dalëse.
“Ne këtë drejtim Oda Ekonomike e Kosovës apelon tek ambasadat evropiane në Kosove që të tregojnë fleksibilitet, profesionalizëm dhe te jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin privat në partneritet të përhershëm më kompanitë nga Bashkimi Evropian. Te paktën bizneset vendore nuk e meritojnë një getizim të tillë kur dihet që janë bartës të stabilitetit politik, social, integrues dhe mbi të gjitha janë ata qe përmirësojnë imazhin e Kosovës përmes ndërmarrësis dhe aktiviteteve te tyre”, thuhet në komunikatë e OEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është shënuar numër rekord…