OKB: Shtetet anëtare të përgatiten për një lëvizje të gjerë emigrantësh

11 janar 2018 | 21:01

Shtetet anëtare të OKB-së duhet të përgatiten të menaxhojnë lëvizje të mëdha migrantësh, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një raport të bërë publik sot.

“Ka një nevojë urgjente që shtetet anëtare të zhvillojnë një strategji për të menazhuar lëvizje të mëdha migrantësh”, thekson kreu i OKB-së në këtë dokument.

Sipas OKB-së, negociatat formale pritet të fillojnë në shkurt mbi këtë çështje, para se të zhvillohet në dhjetor një konference ndërqeveritare në Marok për të miratuar këtë dokument.

Në fund të vitit 2017, SHBA-ja njoftoi se do të tërhiqet nga përpunimi i Paktit mbi Migrantët, për shkak të dispozitave që bien në kundërshtim me politikën e re të imigracionit të Donald Trump, përcjell Atsh.

Për sekretarin e përgjithshëm, tre elemente të rëndësishme duhen marrë në konsideratë nga shtetet anëtare në përcaktimin e strategjisë, “së pari një qasje humanitare e mbështetur mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, së dyti, burime financiare për të përcaktuar statusin e migrantit pasi është dhënë ndihma e parë humanitare dhe së treti, të gjenden mundësi të besueshme për migrantët që nuk mund të marrin statusin e refugjatit ndërkohë që nuk janë në gjendje të kthehen në vendin e tyre të origjinës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furnizimi për karburante nuk është qëllimi i tij. Një person…