Oladipo dhe Indiana “leksion” Clevelandit

16 prill 2018 | 12:28

Indiana e ka befasuar skuadrën e Clevelandin, duke fituar 98-80 në fushën e skuadrës së Cavaliers, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët miq, që ashtu sikurse kishin premtuar se do të luanin për fitore në këto çerekfinale të “play-off”-it.

Oladipo ishte magjik në parket, duke realizuar 32 pikë, lider në parket për Indianan, ndërsa për Clevelandin nuk mjaftuan 24 pikët, 10 rebaund e 12 asistimet e LeBron James, që edhe pse realizoi një “triple double”, nuk u mbështet sa duhet nga skuadra, raporton “Telesport”. Pas kohës shtesë fitoi Bostoni, që mundi 113-107 Milwaukee, ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku të dyja ekipet luftuan fort për fitoren. Katër lojtarë të Bostonit realizuan mbi 20 pikë, me Horford që ishte më i miri, autor i 24 pikëve e 12 rebaund, mbështetur nga Rozier me 23 pikë, Morris me 21 dhe Brown me 20 pikë.

Nuk ka surpriza në Perëndim, ku fitojnë ekipet vendase. Oklahoma mundi 116-108 Utah Jazz, ndeshje e dominuar nga vendasit, me George që realizoi 36 pikë, më i miri në fushë, ndërsa Westbrook realizoi 29 pikë e 13 rebaund. Vuan disi por në fund triumfon edhe skuadra e Houston, që mposhti 104-101 Minnesotën, ndeshje e hapur dhe emocionuese. I zakonshmi Harden realizoi 44 pikë, duke qenë vendimtar për teksanët në këtë sfidë.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington 1-0 me ndeshje
2-7, Boston – Milwaukee 113-107
3-6, Philadelphia – Miami (1-0 me ndeshje)
4-5, Cleveland – Indiana 80-98

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota 104-101
2-7, Golden State – San Antonio (1-0 me ndeshje)
3-6, Portland – New Orleans (0-1 me ndeshje)
4-5, Oklahoma – Utah Jazz 116-108

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka thënë se Bashkimi Evropian…