Ortek dramatik në alpet franceze, të paktën 4 skiatorë të vdekur

02 mars 20:15

Katër skiatorë janë vrarë dhe një tjetër është zhdukur pas një orteku në Alpet jugore, thanë autoritetet franceze.

Një tjetër skiator u plagos pas incidentit në Entraunes, pranë kufirit italian.

Gjatë një vizite në qytetin jugor të Nisës, kryeministri francez Edouard Philippe u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Mediat lokale thanë se skiatorët, duke përfshirë një udhërrëfyes, ishin jashtë rrugës në një zonë të largët të parkut kombëtar Mercantour.

Sipas njoftimeve, orteku u shkaktua pak para orës 13:00 me orën lokale të premten.

Ky është orteku më vdekjeprurës këtë dimër që godet Francën, ndërsa më 15 shkurt një tjetër ortek në malet Pirenej vrau tre skiatorë.

Gjithsej, 16 persona kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i sezonit të skive në Francë që prej muajit nëntor, ndërsa 11 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur,.

16 vetë kanë vdekur që nga fillimi i sezonit të skive të Francës në nëntor dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet franceze kishin paralajmëruar për rrezikun e lartë ortekëve në Alpe si rezultat i sasisë së madhe të dëborës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka folur në “Info Magazine” të…