Pa rrugë e pa drita, bora izolon fshatrat në Qarkun e Elbasanit

27 shkurt 2018 | 13:24

Në Qarkun e Elbasanit bora ka sjellë problem duke bllokuar rrugë e pezulluar mësimin në shkolla.

Në disa zona të thella të Librazhdit trashësia e borës ka arritur nga 50 deri në 70 centimetra.

Janë të kalueshme të gjitha akset nacionale përveç aksit Librazhd – Peshkopi, i cili është bllokuar duke izoluar edhe disa fshatra të Bashkisë Librazhd.

Kalohen me zinxhirë akset rurale Elbasan-Labinot Mal, Gjinar e Gracen si dhe disa zona rurale të Librazhdit e Prrenjasit, po ashtu kalohen vetëm me zinxhirë, raporton “TCh”.

Është pezulluar mësimi në njësitë administrative Labinot, Mal, Gracen, Stëblevë, Qarrishtë dhe Lunik.

Moti i keq ka sjellë gjithashtu problem me energjinë elektrike, ku pothuajse të gjithë fshatrat e sipërpërmendur janë pa energji. Nën borë sot janë zgjuar edhe qytetet Librazhd, Elbasani e Përrenjasi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe i ngarkuari me…