Pacolli paralajmëron: Do të arrestohen ministrat serbë nëse hyjnë në Kosovë

26 mars 2018 | 12:18

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se asnjeri prej ministrave serbë nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar se nëse ministrat serbë hyjnë në territorin e Kosovës do të arrestohen.

“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar, ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet “Facebook”.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka angazhuar njësi policore për ndalimin e hyrjes në Kosovë të zyrtarëve të lartë të Serbisë, konkretisht ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe të ashtuquajturin shef i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egjiptianët po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat, presidenti…