Pacolli përfaqëson Kosovën në Samitin e gjashtë të Ballkanit Perëndimor

16 mars 2018 | 08:27

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, sot në Sarajevë do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor WB6.

Ai ka thënë se në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor WB6, do të prezantojë qëndrimin e shtetit të Kosovës për rrugën e mëtutjeshme eurointegruese pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të KE-së.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutojnë për përgatitjet për Samitin e radhës në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i cili vjen nga radhët e Bashkimit…