Pacolli thotë se 22 ambasadorëve nuk do t’u vazhdohet mandati

31 janar 2018 | 11:39

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Ai ka bërë me dije se 22 ambasadorëve nuk do t’i vazhdohet mandati.  “Ne kemi 12 ambasadorë politikë, konsuj tre, kurse nëntë ambasadorë karriere. Ne jemi në proces të kthimit të 22 përfaqësuesve të misioneve diplomatike. Qëllimi është të mos i lëmë më shumë se një mandat, pasi ata fillojnë të shkëputën nga vendi dhe kanë fëmijë dhe kanë obligime tjera”, ka thënë Pacolli, raporton “Epoka e re”.

Pacolli është duke folur edhe për çështje të tjera sa i përket obligimeve që ka MPJ-ja në fushën e diplomacisë.

Ai ka theksuar se çdo ditë e më tepër sheh se ka një izolim të heshtur për Kosovën. “Kam vizituar shumicën e shteteve evropiane. Në shtetet arabe isha për vizitë tri herë. Po ashtu, isha për vizitë edhe në Maltë dhe Afrikën e Jugut. Kosova ka nevojë për kontakte parlamentare”, ka deklaruar Pacolli.

(A. MAVRAJ)

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Yuto Nagatomo është larguar nga skuadra e Interit për…