Pallati i Rinisë kalon në pronësi të komunës së Prishtinës

22 Dhjetor 10:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar sot vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nga AKP-ja, të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Sapo e nënshkrova vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nga AKP-ja, të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj.

Pallati i Rinisë do të jetë kompani publike-lokale, i cili do të shërbejë për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije…