Panairi i punës, ofrohen mbi katër mijë vende të punës

04 maj 2018 | 11:16

Mbi katër mijë vende të punës po ofrohen nga 150 kompani private në Panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ-i gjerman dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica gjatë hapjes së panairit, ka thënë se ngjarja e sotme ka të bëjë me rritjen e punësimit dhe aftësimit profesional.“Ky panair ka karakter promovimin e vendeve të punës dhe përçojnë një imazh të mirë për investitorë të huaj”, ka thënë Reqica.

Njëkohësisht është hapur edhe edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili bëri hapjen zyrtare të panairit të karrierës, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe pa UP-në është vështirë që të ndodhë ai ndryshim. Sipas tij, UP-ja është një institucion i cili i bënë të fort edhe bizneset me student të kualifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së…