Pantina: Dikush duhet të jap llogari për plaçkitjen që bankat po u bëjnë qytetarëve

19 qershor 2018 | 11:59

Deputetja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shqipe Pantina, ka thënë se dikush duhet të jap llogari për plaçkitje të vazhdueshme që bankat janë duke u bërë qytetarëve të Kosovës.

“Kjo është pranuar dje edhe nga vet guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)”, ka thënë Pantina gjatë interpelancës së ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj ndalimit të…