Panucci vlerëson përgatitjet dhe zbulon një pjesë të formacionit

25 mars 2018 | 16:49

Në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet të hënën në orë 19:00, Christian Panucci doli në një konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës dhe ecurinë e grumbullimit.

Trajneri i kuqezinjve zbuloi se Strakosha dhe Ramadani do të jenë dy nga titullarët, teksa tha se ka ende dilema sa i përket formacionit.

Si duket gjendja e skuadrës? A e keni ndarë mendjen për formacionin?
Panucci: Kam idetë e mia dhe jam i qartë mbi mënyrën se si duhet të luajmë, por ende nuk kam ndarë mendjen për formacionin e plotë. Kam dilema ende mbi sulmin, por edhe krahun e majtë, gjithsesi rëndësi ka që lojtarët i kam të gatshëm për të dhënë më të mirën. Pres shumë edhe nga lojtarët që kanë luajtur pak në skuadrat e tyre, pasi kjo është një mundësi e mirë për të rikuperuar formën. Mund t’ju them se do të debutojë Ramadani, pasi është në një formë mjaft të mirë dhe na jep shumë cilësi në mes.

Po 5 lojtarët e tjerë të rinj, a do të kenë mundësi të debutojnë?
Panucci: Nuk mund të them gjë për lojtarët e tjerë që vijnë për herë të parë në kombëtare, sepse varet nga ecuria e ndeshjes. Ramadani ka stofin e liderit dhe meriton të nisë nga fillimi. Sa i përket Abazajt, është shumë i mirë në lojën një kundër një, por i duhet ende shumë stërvitje për të luajtur në kombëtare. Gjithsesi, në varësi të lojës, gjithë secili mund të ketë mundësitë e tij.

Çfarë ju pëlqeu nga ndeshja e Shpresave ndaj Sllovakisë?
Panucci: Te Shpresat më ka pëlqyer së pari Bare, të cilin e kam ndjekur në vijimësi dhe tani e kam thërritur në ekip dhe do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballojë eliminatoret. . Luajtën mirë në përgjithësi dhe ka disa elementë që mund të na shërbejnë shumë në të ardhmen.

Berisha apo Strakosha?
Panucci: Nesër do të luajë Strakosha, sepse kam folur me të dy portierët dhe Berisha nuk ishte në maksimumin e tij. Në maj do të kemi dy miqësore dhe njërën do ta luajë Berisha e tjetrën Strakosha.

Migjen Basha nuk është grumbulluar, pavarësisht formës së mirë që po kalon. A është ai ende pjesë e planeve?
Panucci: Absolutisht po. Kam folur edhe me Bashën, pasi doja t’i jepja një shans Ramadanit. Unë kam idetë e mia, por Basha dhe të tjerë që nuk janë këtë herë, i kanë dyert e hapura dhe vijojnë të jenë pjesë e kombëtares.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëthemeluesi i platformës për komunikim online, “WhatsApp”, Brian Acton, ka…