Papa dënon sulmin e dyshuar kimik në Siri

09 prill 2018 | 13:54

Papa Françesku e ka dënuar fuqishëm sulmin e dyshuar kimik në Douma të Sirisë, duke e cilësuar si përdorim të pajustifikueshëm të “instrumenteve të shfarosjes”.

“Lajme të tmerrshme të bombardimeve vijnë nga Siria me dhjetëra viktima, nga të cilat shumë janë gra dhe fëmijë. Lutemi për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet që vuajnë”, ka thënë Papa.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të zgjedhin rrugën e negociatave, si mënyrë e vetme për arritjen e paqes.

Sipas aktivistëve dhe burimeve spitalore, së paku 40 veta janë vrarë në sulmin e dyshuar me gaz klori, që ka ndodhur të shtunën në qytetin e kontrolluar nga rebelët sirianë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Fjala ka kujtuar betejën e Koshares që u zhvillua…