Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

20 maj 2018 | 16:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë për pesë ditët e ardhshme do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Millo Gjukanoviq është inauguruar në postin e presidentit të Malit…