Partia e Drejtësisë ua uron mësuesve 7 Marsin

07 mars 2018 | 11:12

Partia e Drejtësisë (PD) ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

“Ditë e cila na kujton sakrificën dhe flijimin e mësuesve tanë për çështjet madhore të kombit, siç është Pavarësia e Kosovës dhe ngritja intelektuale e gjeneratave të reja. 7 Marsi është dita e atyre që pareshtur, me shumë përkushtim, përhapin dijen tek të rinjtë tanë. Është dita e heronjve të përditshëm, mësuesve, që me punën e tyre edukojnë brezat e rinj”.

“Sot, në Ditën e Mësuesit, një urim të veçantë shkon edhe për një plejadë mësuesish në pension, të cilët kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e vyer e intelektualëve Shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë”, është thënë në urimin e PD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anita Haradinaj e shoqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj,…