Partia e Orbanit fiton zgjedhjet në Hungari

09 prill 2018 | 07:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Hungari shpalli partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban fituese të zgjedhjeve të përgjithshme, që u mbajtën të dielën.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Fidesz fitoi gati gjysmën e tyre.

Sipas sistemit elektoral të Hungarisë, i cili favorizon partitë më të mëdha, Fidesz duket se do ketë dy të tretat e ulëseve të Parlament, përkatësisht 134 nga 199 sa janë në total.

Partia nacionaliste Jobbik fitoi rreth 20 përqind të votave, ndërsa Socialistët rreth 11 përqind.

Pjesëmarrja e votuesve ka qenë më e lartë se sa pritej, përkatësisht rreth 68 përqind, dhe shumë kritikë të Orbanit kanë shpresuar se kjo do t’i ndihmojë partitë opozitare.

Megjithatë, Orban ka fituar mandatin e tretë të njëpasnjëshëm si kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar i së Drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se…