Partitë shpenzuan miliona euro për zgjedhjet e 11 qershorit

27 dhjetor 2017 | 11:17

Partitë politike për zgjedhjet e 11 qershorit kanë shpenzuar miliona euro, ku prin koalicioni PDK-AAK-Nisma me 1 milion e 717 mijë e 155 euro, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 1 milion e 94 mijë e 76 euro dhe Lëvizja Vetëvendosje me 359 mijë e 929 euro.

Kështu është bërë me dije sot me rastin e prezantimit të raportit “Sa shpenzuan partitë politike për zgjedhjet e 11qershorit” nga organizata joqeveritare “Çohu” dhe Demokracia Plus (D+).

Genc Nimoni nga “Çohu” ka thënë se gjatë analizës janë ndalur kryesisht në dy koalicionet e mëdha që kanë qenë në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa, duke përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se edhe pse kanë kërkuar të kenë qasje në raportet financiare të subjekteve politike  një gjë e tillë nuk iu është mundësuar.

“Ne gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur mundësi t’i mbulojmë të gjitha komunat dhe televizionet. Janë 15 komuna të pa monitoruara. Ne kemi kërkuar nga subjektet politike t’i marrim raportet financiare mirëpo nuk kemi arritur të qasemi në to për shkak të KQZ-së dhe partive politike”, ka deklaruar Nimoni.

Ndërsa Isuf Zejna nga D+ ka deklaruar se në këtë raport janë analizuar shpenzimet duke përdorur një metodologji të kombinuar e cila ka përfshirë shpenzimet e subjekteve në medie, tubime elektorale, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe shpenzimet në terren, ku sipas tij, është vërejtur se koalicioni PDK-AAK-Nisma prin në shpenzimet për medie.

Sipas tij, interesimi i partive politike për gazetat ditore ka rënë. (Ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas betimit të…