Partnerët e koalicionit qeverisës janë unikë për dialogun

15 korrik 2018 | 22:47

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është unik sa i përket dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusit për këtë proces, pjesë e të cilit shpreson se do të jenë shumica e partive opozitare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se për AAK-në është jetike të ketë një konsensus politik jo vetëm për udhëheqësin e bisedimeve, por edhe për platformën dhe për strategjinë, ose qasjen që do ta ketë Kosova në këtë proces.

Sa i përket funksionimit të Kuvendit, Nitaj ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk do ta ketë problem çështjen e numrave dhe të fuqisë për të vepruar.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së hënës të gazetës “Epoka e re”).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një intervistë…