Pas 18 muajsh, Amerika cakton ambasadorin e ri në BE

09 korrik 2018 | 22:51

Ambasadori i ri i SHBA-së në BE, Gordon Sondland, prezantoi sot kredencialet pranë institucioneve europiane në Bruksel, rreth 18 muaj pas largimit të paraardhësit të tij nga kryeqyteti europian.

“Sondland mbërriti në Bruksel më 8 korrik dhe paraqiti kredencialet e tij sot në Komisionin Europian dhe tek presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk”, njoftoi në një komunikatë ambasada e SHBA-së në BE.

“Si ambasador, do të punoj për të përforcuar partneritetin e ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së”, premton në profilin e tij “Twitter” Sondland, i cili merr detyrën në një kontekst të tensioneve të forta transatlantike që prej ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë…