Pas Koresë Veriore jugkoreanët vizitojnë sot SHBA-në

08 mars 2018 | 22:21

Zyrtarët jugkorean do të mbajnë një takim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar lidhur me takimin paraprak që kanë pasur me liderin verikorean, Kim Jong Un, ka thënë një zyrtar amerikan.

Seuli ka raportuar se Koreja Veriore është shprehur e gatshme për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me denuklearizimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Këto deklarata kanë ardhur pas gati një viti prej kur kanë filluar tensionet mes dy vendeve për testimet raketore të Koresë Veriore.

Koretë rivale po ashtu janë pajtuar për të mbajtur një samit në fund të muajit prill.

Zyrtarët më të lartë të administratës së Trumpit do të kenë mundësi që të dëgjojnë informacione të dorës së parë nga delegacioni jugkorean i udhëhequr nga Chung Eui-yong, i cili ka kryesuar delegacionin edhe në Phenian.

Chung do të takohet më këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, H.R McMaster dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Chung u ka thënë gazetarëve se ai ka pranuar një mesazh nga Koreja Veriore për Shtetet e Bashkuara, mirëpo nuk ka treguar përmbajtjen e tij.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë sot në Etiopi se SHBA-ja ka parë “potencialisht shenja të mira” nga Koreja Veriore, mirëpo pala kundërshtare ka ende një rrugë të gjatë para se të nisin negociatatat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nuk precizon se…