Pas raketave shtrihet dora e bisedimeve për paqe

15 prill 2018 | 13:47

Franca po përpiqet ta bindë Rusinë t’i bashkohet nismës për një zgjidhje politike në Siri, vetëm pak pas sulmit të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë ndaj vendndodhjeve të armëve kimike në Siri.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka theksuar gjatë një interviste të publikuar këtë të diel në gazetën “Journal du Dimanche” se, “ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona për të promovuar një proces politik në Siri, që do të lejonte ndjekjen e një rruge për zgjidhjen e krizës”.

Franca ka vijuar të flasë rregullisht me Rusinë, edhe pse tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit janë përkeqësuar ndjeshëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të premten, vetëm pak orë përpara nisjes së sulmit me raketa nga fuqitë perëndimore.

Perëndimi fajëson Qeverinë e Sirisë për sulme krimike mbi zonat e kontrolluara prej rebelëve më herët gjatë këtij muaji, që lanë të vrarë mbi 40 persona.

Por, Qeveria siriane dhe aleati kryesor i Assadit, Rusia, i mohojnë këto akuza.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Mamushë të shtunën në mbrëmje dy persona…