Pas reshjeve të shiut, komuna e Rahovecit intervenon rregullimin e rrugëve të dëmtuara

05 mars 2018 | 11:47

Si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut të rënë gjatë javës që lamë pas, ka ardhur deri tek dëmtimi i rrugëve nëpër disa vendbanime të Komunës së Rahovecit.

Drejtoria për Shërbime Publike, përkatësisht përmes projektit për “Intervenime emergjente në infrastrukturë”, ka intervenuar në rrugët e dëmtuara dhe pastrimit të kanalit të ujerave atmosferike.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut të rënë gjatë javës që lamë pas, janë dëmtuar rrugët në fshatrat Pastasellë, Drenoc dhe Baboc, rrugë këto të cilat janë rregulluar apo janë duke u rregulluar me zhavor.

Po ashtu, ai ka theksuar se është intervenuar edhe në rrugën Rahovec-Drenoc, në largimin e dheut nga rruga dhe në fshatin Xërxe është bërë pastrimi kanalit të ujërave atmosferike, duke larguar rrezikun nga përmbytjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në…