Pastore: Më pëlqen Interi

24 dhjetor 2017 | 17:57

Interi mund të jetë skuadra e re e mesfushorit argjentinas, Javier Pastore. Ish-lojtari i Palermos dhe Napolit e ka pranuar se i pëlqen skuadra e Interit.

“Po, menaxheri im ka pasur disa kontakte me Inter, por nuk ka një marrëveshje me ta. Jemi në nivelin e propozimeve dhe të mendimi. Mua më pëlqen Interi dhe do të më pëlqente shumë të rikthehesha në Itali, nëse do të largohem nga PSG-ja”, ka thënë Pastore.

“Është ai që më ka sjellë te Palermo. Po, kam pasur shpesh kontakte me të. E kam shok, por ende nuk është vendosur asgjë. Pastaj, pjesa që unë i kam thënë shokëve te PSG mirupafshim është një mashtrim, sepse unë kam edhe 18 muaj kontratë. Padyshim që nuk më pëlqen stoli, por kohët e fundit kam luajtur më shumë dhe jam mirë në Francë. Po përpiqem të bëhem titullar, por janë vendime që i përkasin trajnerit. Unë mund të përpiqem vetëm që ta bind”, ka deklaruar Pastore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka…