>

PDK akuzon pushtetin në Klinë për punësime politike

02 mars 22:05

Partia Demokratike në Klinë (PDK) e ka akuzuar qeverisjen komunale për punësime politike dhe për dështim të realizimit të obligimeve në të mirë të qytetarëve, si dështimi në organizimin e mirëfilltë të festës së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe dëshmimi i hapjes së rrugëve nga bora.

Komunikata e PDK-së:

PUNESIME POLITKE NË KLINË

Vetëm pak muaj qeverisje e koalicionit AAK-LDK-VV-Nisma në Klinë dhe u vërtetua ajo që është thënë gjatë fushatës zgjedhore se pushtetin e dëshirojnë për përfitime personale. Premtimet e tyre se do të jenë të drejtë dhe të paanshëm, që në muajt e parë i mori era.

Për tre muaj qeverisje nuk arritën të nisin as të kryejnë asnjë punë të dobishme në të mirë të qytetarëve.

Dështuan në organizimin e mirëfilltë të festës së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Dështuan në menaxhimin e situatave emergjente, siç është kjo e zhbllokimit të rrugëve nga bora dhe akujt, duke lënë fshatra të tëra të bllokuara.

Dështuan në formimin e Komiteteve duke bërë që tua kthejnë mbrapsht vendimet ,MAPL-ja.

Dështuan në përjashtimin e interesit personal e partiak, siç kishin premtuar gjatë fushatës aspak të ndershme.

Përgjatë tre muaj qeverisje ky koalicion i etur për pushtet, punësoi hiq më pak se 17 zyrtarë. 8 me kontratë në vepër, 3 me mandat dhe 6 ushtrues detyre. Të gjithë aktivistë-militantë të LDK dhe AAK.

Në muajin Janar punësoi me kontratë në vepër zyrtarin e IT, i cili është vëlla i kryetarit të rinisë së degës së LDK në Klinë( I njëjti me vetë dëshirë pati shkëputur kontratën e punës në Gusht të 2017 me Komunën e Klinës, pas 17 vjet pune, me arsyen se ka gjet punë më të mirë në Prishtinë). Ndërkohë që formalisht kanë hapur konkursin për zyrtar të IT, e që gjithsesi do ta punësojnë zyrtarin në fjalë. Të tjerët që do të konkurrojnë në këtë konkurs, lodhen kot.

Meqenëse ju kishte skaduar kontrata 6 mujore punëtorëve (roje dhe mirëmbajtje) të Palestrës së Sporteve “Adem Jashari”, hapën konkurs formal dhe nuk i morën të njëjtit në punë edhe pse ju kishin ngelur dy muaj borxh në paga. Mbajtën vetëm njërin prej tyre, atë që ishte militant partiak i LDK-së dhe punësuan disa të tjerë, militant të AAK-së. Testet dhe poenët i harmonizuan paraprakisht që të jenë brenda ligjit.

Në muajin e parë të qeverisjes gjithashtu u bënë dy punësime partiake. U emërua UD. Drejtor i shkollës fillore”Ismet Raci”, Ahmet Krasniqi i kryesisë së LDK-së dhe zv.Ud.i drejtorit në të njëjtën shkollë, Gani Deliu, kryetar seksioni i AAK-së. Gjithashtu hoqën ushtruesit e detyrës së drejtorit të shkollës në Jashanicë dhe Budisalc dhe vendosën UD militantët e tyre.

Në të gjitha rastet duke e shkelur ligjin. Ushtrues detyre i drejtorit te një institucioni (në këtë rast i shkollës) emërohet një punëtor arsimi i të njëjtës shkollë në rast se konkursi i hapur paraprakisht nuk ka nxjerr një kandidat adekuat dhe të vlerësuar. Procedurë e njëjtë zhvillohet edhe për zv. drejtor dhe sekretar shkolle. Qeverisja në fjalë ka emëruar UD të drejtorit dhe UD.zv. drejtor pa konkurs paraprak.

Muajin Shkurt e filluan me punësimin me kontratë në vepër të tre “këshilltarëve” . Që të gjithë aktivista partiak. Zyrtarë me kontratë në vepër punëson institucioni vetëm atëherë kur mungon stafi profesionist për një punë të veçantë. Të punësosh zyrtarë pa ua specifiku detyrat që duhet të kryejnë veç në Komunën tonë ndodhë .

Edhe muajin Mars e filluan me marifete. Për sekretar shkolle në Ujëmir, hapën konkurs të përçudnuar. Kriter ishte fakulteti ekonomik, duke jua mohuar të drejtën për konkurim shumë të rinjve që kanë mbaruar fakultetin Juridik dhe të Administratës së Përgjithshme, e që këto dy drejtime do të duhej të ishin primare ose të paktën të barabarta me ekonomikun e kërkuar.

Ndërkohë po ua bëjmë me dije se kush mendohet se do të punësohet ditët dhe muajt në vazhdim.

IT i Komunës do të punësohet Halil Bekaj-LDK,

Zyrtar për çështje juridike në D. Arsimit, Raze Bashota-LDK

Zyrtar i Trashëgimisë Kulturore- do të bartet nga zyra e kryetarit “Këshilltari” Mehmet Morina.

Zyrtar për Kulturë(pasi të del në pension zyrtari i tanishëm, këtë muaj), do të punësohet vajza e Haxhi Berishës së VV.

Drejtor i shkollës së Jashanicës do të emërohet, Smajl Marmullaku-LDK

Drejtor i shkollës ”Ismet Raci”, Ahmet Krasniqi-LDK

Drejtor i shkollës “Motrat Qiriazi”, Driton Gashi-AAK

Drejtor i Shkollës në Çabiq, Xhevdet Bashota-LDK

Drejtor i shkollës në Budisalc, Ndue Balaj-LDK

Drejtor i shkollës në Drenoc, Adnan Beqiri-AAK

Drejtorë të shkollave në Siqevë dhe Zllakuqan, Aktivista kryesisht të LDK-së të cilët janë duke e ndjekur kursin për udhëheqës, prandaj UD të drejtorëve të tanishëm as nuk ua kanë ndërpre funksionin e as nuk ua kanë vazhduar kontratën.

Dhe për t`ja vënë “Qershinë mbi tortë”, para disa ditëve është hapur konkursi për ” Mjek të praksës së përgjithshme” ku kanë konkurruar 6 kandidatë. Ndër ta edhe e bija e kryetarit të Komunës, Marigona Elezaj. Do të jemi dëshmitarë se kush do të pranohet. Duke e parë këtë politizim absolut të çdo segmenti institucional, jemi të sigurt se aty do të punësohet vajza e kryetarit të Komunës.

këto veprime dhe vendime të këtij pushteti kanë qenë të parashikueshme edhe para se të ndodhnin sepse marrëveshja e partnerëve të koalicionit përveç ndarjes së pozitave në ekzekutiv dhe legjislativ përfshinte edhe numrin e të punësuarve partiak. Nisur nga ky trend i qeverisjes në këta muaj, nuk mund të flitet as për së afërmi për korrektësi, neutralitet dhe qeverisje të duhur për qytetarët e Klinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar…