Pellegrini, trajner i West Hamit

22 maj 2018 | 12:16

West Ham United ka konfirmuar emërimin e Manuel Pellegrinit si trajner të ri, kurse marrëveshja është tre vjeçare.

Kiliani që më herët ka drejtuar Manchester Cityn dhe Real Madridin e braktisi drejtimin e skuadrës se Hebei China Fortune gjatë fundjavës për tu bashkuar me West Hamin.

“SkySports” raporton se Pellegrini do të bëhet trajneri më i paguar në historinë e klubit, kurse do të fitojë rreth 7 milionë funte në vit, edhe pse kjo shifër është e vogël për faktin se në Kinë ai ka fituar 16 milionë funta në vit.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet…