Pence viziton papritur Kabulin, komenton strategjinë e re të luftës

22 dhjetor 2017 | 11:09

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, gjatë një vizite të papritur në Afganistan ka përshëndetur trupat amerikane dhe ato afgane për “avancim të vërtetë” në luftën 16 vjeçare, duke deklaruar se në këtë vend është duke funksionuar strategjia e re e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

“Rezultatet kanë filluar të jenë evidente në këtë shtet”, ka thënë ai pasi është takuar me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe shefin e ekzekutivit, Abdullah Abdullah, në pallatin presidencial në Kabul.

Pence ka thënë se dy liderët afganë i kanë thënë atij, se “kanë filluar të shohin një ndryshim të qasjes së talibanëve”, ndërsa Ghani ka thënë se gjatë këtij vitit janë vrarë më shumë liderë talibanë në krahasim me të gjitha vitet tjera paraprake, raporton “Rel”.

Nënpresidenti amerikan po ashtu ka thënë se liderët afganë kanë shfaqur shpresën se në fund “armiku do të lodhet nga humbja”, dhe do të ketë vullnet për të nisur bisedimet për paqe.

Trumpi ka prezantuar strategjinë e re gjatë verës së këtij viti, duke rritur numrin e trupave amerikane dhe duke i dhënë më shumë autoritet ushtrisë amerikane në betejën kundër talibanëve.
“Në udhëheqjen e presidentit Donald Trump forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara do të jenë të Afganistan, derisa të eliminohet kërcënimi terrorist për vendin dhe njerëzit, një herë e përgjithmonë”, ka thënë Pence.

Pence i ka falënderuar ushtarët për sakrificën e tyre, duke thënë se “unë besoj që fitorja është më afër se kurrë më parë”.
Në Bagram, Pence i është drejtuar ashpër Pakistanit, duke theksuar komentet e mëparshme të Trumpit, i cili ka akuzuar Islamabadin për strehimin e terroristëve që veprojnë në Afganistan.

“Ato ditë kanë mbaruar”, ka thënë Pence, duke shtuar se Pakistani ka mundur të fitojë shumë duke punuar me ShBA-në, mirëpo edhe shumë për të humbur nëse strehon “kriminelë dhe terroristë”. Vizita e Pence në Afganistan nuk është njoftuar më parë për çështje të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festave të fundvitit ka filluar kampanja #DhuroDashni,…