Pentagon: Raport kritik për reformimin e forcës ajrore afgane

06 janar 2018 | 13:34

Inspektori i përgjithshëm i Pentagonit e ka publikuar një raport me kritika të ashpra për përpjekjet e mbështetura të Shteteve të Bashkuara për refomrën e forcës ajrore të Afganistanit, që udhëhiqet nga NATO-ja, duke theksuar boshllëqe në stërvitje dhe mungesë të strategjisë gjithpërfshirëse, e cila ka ndikuar që këshilltarët e koaliconit të mos jenë të përgatitur sa duhet.

Ky raport, që e ka datën 4 janar, përmbanë gjashtë konkluza kryesore, pesë prej të cilave përmbajnë komente me kritikë të ashpër ndaj misiont dhe forcës afgane.

Përpjekja e udhëheur nga NATO-ja për “trajnim këshillim dhe ndihmë për forcën ajrore afgane, ka rezultuar me të arritura të theksuara”, thuhet në raport dhe shtohet se megjithatë, “nuk ka plan për definim të afateve në deklaratën e misionit për zhvillimin e Forcës ajrore afgane, që të jetë profesionale, e aftë dhe e qëndrueshme”.

“Mungesa e trajnimeve të standardizuara dhe konsekuente e kufizojnë zhvillimin e Forcës afgane në një Forcë ajrore profesionale, të aftë dhe të qëndrueshme”, theksohet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Termocentralet dhe gurthyesit që operojnë duke mos respektuar kriteret mjedisore…