Për këtë arsye Ramiz Kelmendi nuk e voton demarkacionin

20 mars 2018 | 00:49

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk do të votojë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kelmendi ka bërë të ditur se në seancën e Kuvendit, më 20 mars, për Demarkacionin, ai nuk do të marrë pjesë.

“Nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme, për arsye shëndetësore”, ka thënë Kelmendi, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Kam tretman shëndetësor, në kohën kur fillon seanca”, është shprehur ai.

Kelmendi ka thënë se shëndetin personal e konsideron më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Seanca për demarkacionin nis në orën 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se…