Përfaqësueset e KOK-ut, marrëveshje me rëndësi në Botswana

21 maj 2018 | 16:38

Përfaqësueset e Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Zogiani, Vjollca Krasniqi dhe Rejhan Halili, po qëndrojnë në Gaborone të Botswanës, ku po mbahet Konferenca e 7-të Botërore e Grupit Punues Ndërkombëtar (IWG) për Femrën dhe Sportin.

Përfaqësueset e KOK-ut po zhvillojnë takime të ndryshme me personalitete të larta të konferencës. Ato janë takuar me ish-presidenten e Finlandës, Tarja Halonen, mike e afërt e KOK-ut, me të cilën kanë bashkëbiseduar për Lëvizjen Olimpike në Kosovë.

Të shtunën në mbrëmje është mbajtur edhe “IWG Networking Coctkail”, ku përfaqësueset nga Kosova patën rastin të shkëmbejnë ide me drejtoreshën e Bordit të IWG Botswana, Ruth Maphorisa, si dhe me sekretareshën e përgjithshme Game Mothibi, me të cilët u bisedua për bashkëpunimin KOK-IWG Botswana. Takim me rëndësi ishte edhe ai me ministrin e Sportit të Botswanës, Hon Thapelo Olopeng.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, Persona të…